Dhoma Përfaqësuese kërkon raportin për bashkëpunimin ushtarak Serbi-Rusi

Evropë

Dhoma Përfaqësuese kërkon raportin për bashkëpunimin ushtarak Serbi-Rusi

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 16:48
Dhoma Përfaqësuese e Kongresit të SHBA-ve

Dhoma Përfaqësuese e Kongresit të SHBA-ve ka miratuar ligjin për mbrojtje nacionale për vitin e ardhshëm fiskal, me amendamentin me të cilin nga Ministria e Mbrojtjes kërkohet raporti mbi bashkëpunimin ushtarak ndërmjet Serbisë dhe Rusisë.

Anëtari i Komitetit për çështje të jashtme të Dhomës Përfaqësuese, Eliot Engel deklaroi se amendamenti i tij do të mundësojë raportimin mbi marrëdhëniet ushtarake të Serbisë dhe Rusisë, thuhet në ueb faqen e kongresistit Engel.

“Kjo do t’i ndihmojë SHBA-ve që t’i kundërvihen destabilizimit të aktiviteteve të Rusisë në Ballkan”, ka thënë Engel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat