Stoltenberg: Çdo përpjekje për minimin e demokracisë, është i papranueshëm

Evropë

Stoltenberg: Çdo përpjekje për minimin e demokracisë, është i papranueshëm

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 17:01
Jens Stoltenberg

Në njëvjetorin e puçit të dështuar në Turqi, shefi i Aleancës Veri-atlantike tha sot se çdo përpjekje për minimin e demokracisë në ndonjë vend anëtar të NATO-s është i papranueshëm.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka nderuar të gjithë ata që humbën jetën e tyre duke bërë rezistencë ndaj puçistëve dhe falënderoi qytetarët e Turqisë, të cilët në natën e tentimit për grusht-shtet dolën në rrugë për të mbrojtur qeverinë e vet dhe institucionet demokratike.

“Ende mbaj mend shokun kur pashë dëmin, të cilin  e shkaktuan fraksionistët përmes bombardimit të parlamentit”, tha Stoltenberg.

Pjesëtarë të padëgjueshëm të ushtrisë turke, të cilët kishin mbështetjen e kreut ushtarak, tentuan në natën ndërmjet 15 dhe 16 korrik 2016 të rrëzojnë nga pushteti presidentin Recep Tayyip Erdogan.  Ata sulmuan me tanke, aeroplanë dhe helikopterë institucionet më të larta shtetërore, dhe bombarduan parlamentin e Turqisë dhe ndërtesat tjera shtetërore.

Ata u ndaluan nga forcat rojale ndaj Erdoganit dhe qytetarët, të cilët dolën në rrugë, ndërsa në përleshje janë vrarë më shumë se 250 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat