Netanyahu në krahë të Macron për të kujtuar arrestimet masive të hebrenjve

Evropë

Netanyahu në krahë të Macron për të kujtuar arrestimet masive të hebrenjve

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 14:15
Benjamin Netanyahu dhe Emmanuel Macron

Ftesa për të marrë pjesë të dielën në Paris në përkujtimin e arrestimeve pasive të Vel d’Hiv është një gjest shumë, shumë i fortë, përshëndeti kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu gjatë kësaj ceremonie në krahë të presidentit francez, Emmanuel Macron.

Grumbullimi i Vel d’Hiv ishte një aksion i drejtuar nga nazistët për arrestimin masiv të hebrenjve të Parisit që u krye në bashkëpunim me policinë franceze dhe që prej presidentit Jacques Chirac, në korrik 1995, të gjithë presidentët francezë kanë njohur përgjegjësinë e Francës në këtë veprim.

“Kjo ftesë për të kujtuar së bashku dorë për dorë është një gjest shumë, shumë i fortë. Kjo tregon për miqësinë antike dhe të thellë mes Francës dhe Izraelit”, deklaroi Netanyahu, që fillimin e fjalimit të tij e mbajti në frëngjisht.

Kjo është hera e parë që një shef i qeverisë izraelite merr pjesë në këtë përkujtim.

“Juve, zoti president, Francës dhe gjithë popullit francez, nga thellësia e zemrës, ju them faleminderit”, vazhdoi ai, nga tribuna e ceremonisë, që organizohej në vendin ku u grumbulluan 13 152 hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore më 16 dhe 17 korrik 1942.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat