BE sanksionon 16 sirianë për sulme me armë kimike

Evropë

BE sanksionon 16 sirianë për sulme me armë kimike

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 13:43
Bruksel

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë vendosur sanksione ndaj 16 sirianëve të tjerë për rolin e dyshuar në sulmet me armë kimike kundër civilëve.

Tetë nga 16 individët janë zyrtarë të lartë ushtarakë, ndërsa të tjerët janë shkencëtarë të përfshirë në përhapjen e armëve kimike, thanë zyrtarë të BE-së.

Sanksionet përfshijnë ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit në 28 vendet e bllokut dhe tani aplikohen për 255 njerëz, për të cilët BE thotë se janë përgjegjës për "shtypje të dhunshme të popullsisë civile në Siri".

Përveç individëve, edhe 67 subjekte siriane janë goditur me ngrirje asetesh.

Të gjitha masat kufizuese të BE-së kundër Sirisë aktualisht janë në fuqi deri më 1 qershor, 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat