Zjarret në Kroaci dhe Mal të Zi, tymi shihet nga kozmosi

Evropë

Zjarret në Kroaci dhe Mal të Zi, tymi shihet nga kozmosi

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 13:02
Zjarret në Kroaci dhe Mal të Zi

Zjarret që kanë goditur Dalmacinë dhe Malin e Zi ditëve të fundit kanë shkaktuar aq shumë sasi tymi sa që ai është parë edhe nga kozmosi.

Njëri nga satelitët e NASA-s ka xhiruar bregdetin e Adriatikut dhe në fotografi mund të shihen tri gjurmë të mëdha tymi se si po lëvizin drejt jugperëndimit, në drejtim të bregdetit italian, por edhe zjarret aktive, të cilat janë shënuar me ngjyrë të kuqe.

Pamja është xhiruar derisa zjarret ishin përhapur në afërsi të liqenit të Benkovcit dhe Vransko, prej nga është ngritur gjurma e tymit.

Njëkohësisht edhe në Mal të Zi ka zjarre jo larg rezervatit natyror Solila në gjirin e Tivatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat