Putin ishte aq i varfër sa s’kishe as për të ngrënë, ja si bleu veturën e parë

Evropë

Putin ishte aq i varfër sa s’kishe as për të ngrënë, ja si bleu veturën e parë

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 14:54
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin thuhet se është një adhurues i madh i veturave. Dhe kur atij i kishte ardhur mundësia të ulej për herë të parë në një të tillë, ai gjithmonë thuhet të ketë zgjedhur një Volga ose një Lada Niva.

Gjithsesi kjo nuk është e gjitha, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Ai disa vjet më parë kishte vozitur edhe një Renault të Formula 1.

Dhe Putin këtë nuk e ka bërë vetëm gjatë kohës së lirë. Në një rast ai e kishte vozitur edhe ish-kryeministrin japonez Yoshira Morija.

Në një intervistë për mediat ruse, Putin kishte deklaruar se – përveç prodhimeve vendase Lada dhe Vollga – ai dikur ishte një admirues i madh i Nissan dhe motoçikletave Kawasaki.

Por çfarë është shumë pak e njohur është fakti interesant se si Putin kishte ardhur deri tek vetura e tij e parë – me ndihmën e fatit!

Në fakt, siç thuhet më tej, nëna e tij kishte fituar lotari në vitin 1972 – një makinë ZAZ-968 Zaporozac.

“Ne kishim një jetë modeste, por prindërit e mi vendosën të mos e shesin veturën. Ma dhanë mua që ta shfrytëzoja”, citohet të ketë shkruar ai në autobiografinë e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat