Përmbytje katastrofike përfshijnë Stambollin

Evropë

Përmbytje katastrofike përfshijnë Stambollin

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 16:17
Pamje nga video

Ministri turk i Transportit, Çështjeve Detare dhe Informacionit, Ahmet Arslan ka deklaruar se Stambolli është përballur me një katastrofë të madhe për shkak të reshjeve të dendura të shiut, njoftojnë sot mediat turke.

“Në një orë kanë rënë 250 litra shi për një metër katror. Kjo është një gjendje e jashtëzakonshme. Autoritetet kompetente janë angazhuar tek tuneli i Euroazisë dhe po bëjnë pompimin e ujit. Së shpejti, tuneli duhet të hapet”, tha Arslan.

Drejtori i Zyrës së Emergjencës në qeverinë turke (AFAD) Mehmet Halis Bilden, tha se moti i keq që përfshiu Stambollin, sipas raporteve fillestare, nuk ka shkaktuar ende viktima.

“Të gjithë janë angazhuar në operacionet e shpëtimit. Sipas informacioneve paraprake nuk ka viktima”, tha ai duke kërkuar edhe që banorët t’u përmbahen udhëzimeve të autoriteteve kompetente.

Për shkak të sasive të mëdha të ujit në rrugë të caktuara, automjetet nuk mund të lëvizin si dhe është vështirësuar edhe trafiku publik.

Shumë kryqëzime dhe viadukte kanë mbetur nën ujë, i cili ka depërtuar edhe në metro-buse. Stacionet për metro dhe metrobus janë nën ujë. Po ashtu është vështirësuar edhe trafiku ajror si dhe transporti detar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat