Provokimet e Erdoganit janë bërë të rrezikshme për t`iu kundërvënë me Metodat e Merkelit

Evropë

Provokimet e Erdoganit janë bërë të rrezikshme për t`iu kundërvënë me Metodat e Merkelit

Nga: Sherif Ramabaja Më: 18 korrik 2017 Në ora: 18:38
Angela Merkel dhe Recep Tayyip Erdogan

Redaktorja e Fokus – Online,  Anja Willner, jep një shkrim mbi marrëdhëniet aktuale Gjermani – Turqi, të cilin po e japim të plotë.

Opinioni gjerman është mësuar tash me  akuzat e presidentit turk, Erdogan dhe Qeverisë Turke : krahasimi me metodat naziste, kërcënime dhe akuza raciste si dhe kërcënimi për anulimin e marrëveshjes me EU mbi refugjatët.

Fyerja më e re e Erdoganit ka arritur një kualitet të ri : Qeveria Turke të premten ka refuzuar një vizitë të planifikuar të Ministrisë së Mbrojtjes Gjermane, në një bazë të Natos, në vendin e quajtur Konya,Turqi. Ata dëshironin që ti vizitonin ushtarët gjerman të stacionuar aty, siq është traditë për misionet intervenuese jashtë shtetit. Qeveria Gjermane flet për një “ Shtyerje „ të vizitës, po shumica e mediave flasin për një „ Ndalesë „ të vizitës. Ankaraja ende  s`ka caktuar ndonjë  datë të re.

 Kjo zënkë është më e zjarrtë se sa zënka e Incirlikut. Edhe atje Qeveria Turke nuk ua lejoi vizitat palamentarëve. Pas një hamendje të gjatë Qeveria Gjermane  vendosi që 260 ushtarakët gjermanë  me aeroplanet e tyre vëzhgues të vendoseshin në Jordani.

Kësaj radhe është fjala për një operacion të rëndësishëm të NATO-s

Në Konja nuk është aq thjeshtë : sepse këtu është një bazë ushtarake e Natos, prej ku ngriten areoplanët vëzhgues të Natos kundër „Shtetit islamik“ ISS. Në Nato brengosja është e madhe, sepse Gjermania nga zemrimi, mund të vendos që t`i tërheq ushtarët e vetë,  gje që do të ndikonte në dobësimin e luftës kundër ISS-it. Kësaj rradhe nuk mund të thuhet se kemi të bëjmë me pikëpamje të ndryshme  të dy vendeve, pasi që të dyja janë edhe anëtare të Natos. Kësaj rradhe kemi të bëjmë me komunitetin Mbrojtes që në këtë rast do të pësoi. Kësaj rradhe kemi të bëjmë me një rast shumë më të ndieshem se sa sulmet e Erdoganit ndaj Qeverisë Gjermane.

Sekretari gjeneral i NATO-s është i preokupuar për këtë rast

Se sa seriozisht mirret kjo cështje, tregon edhe intervenimi i Sekretarit Gjeneral të Natos, Jens Stoltenberg. Ai bisedoj me Ministrinë e Punëve të Jashtme Turke, e po ashtu edhe me atë Gjermane.  Shpresojmë që  „Turqia dhe Gjermani do të jenë në gjendje që të merren vesh për një datë, ku do të mund të kryhej vizita „ tha  zëdhënësi i Stolenbergut , vikendin e javës së kaluar. Që të gjendet zgjidhje rreth grindjes së dy vendeve, është cështje primare  për Naton. Kancelarja, Angela Merkel duke pasur parasysh pikat e shumta të mospajtimit me Turqinë, ishte përmbajtur mjaft. . Ajo dëshironte që të shmangte një eskalacion të hapur. Që t`i pergjigjet Erdoganit me  agresivitet , nuk ishte në stilin politikë  të saj. Ajo që quhet si „ Metodë e Merkelit“   funksionon në shumë fusha politike, shumë  mirë për Kancelaren : ajo reagon e përmbajtur, vëzhgon se si sillen dhe reagojnë aktorët tjerë, cfar gabimesh bëjnë të tjerët, tek  atëherë  vepron kur parasheh se në cilin pozicion në debat  mud të fitoj. Disa e quajnë këtë „ Pritje„ të tjerët qëndrim „ Pragmatik“ .

“S’do të ketë negociata” thotë Merkeli

Ska rëndësi si e quajmë, po „ Metoda e Merkelit „ në këtë rast nuk ka efekt.

Po shihet qarte se Erdogani  ndjeshmerite e tij dhe qeverisë së tij  i ka me te rëndsishme se sa  sulmin e Natos kunder  ISS - it .

Tash eshte e kuptueshme se problemi për mos caktimin e termineve me Qeverinë Turke është i lidhur me dhënjen  e azylit shumë oficerëve ushtarak, pas pucit  në Turqi. Një grindje nga ky pozicion nuk mund të lihet në heshtje dhe kështu kanceralja Merkel, në një intervistë verore për TV – ARD, nuk mundi ti bie rrotul kësaj qeshtje, po u desh të merrte qëndrim. Ajo këmbënguli në të drejtën për ti vizituar ushtarët gjerman në Turqi dhe e refuzoi mundësinë për biseda politike me Ankaranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat