Gulen: Nuk besoj në ekstradimin tim në Turqi

Evropë

Gulen: Nuk besoj në ekstradimin tim në Turqi

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 23:23
Kleriku turk, Fethullah Gulen

Kleriku turk, Fethullah Gulen, i cili jeton në SHBA dhe të cilin Ankaraja e cilëson si përgjegjës të grusht-shtetit të dështuar më 15 korrik 2016, deklaroi sot se nuk besonte në ekstradimin e tij drejt Turqisë.

“Nuk e marr seriozisht këtë kërcënim, sepse kushdo qoftë mendimi personal i presidentit amerikan, Donald Trump, mendoj se ai nuk do të rrezikonte të dëmtonte reputacionin e SHBA-ve në botë dhe të përmbushte kërkesat e presidentit turk. Pra nuk shqetësohem për këtë mundësi”, deklaroi Gulen në një intervistë për stacionin televiziv “France 24”..

Ankaraja, që shënoi më 15 korrik njëvjetorin e përpjekjes për grusht-shtet, kërkon ekstradimin e predikuesit turk, Gulen i akuzuar se qëndron pas grusht-shtetit.

Që prej grusht-shtetit, 50.000 persona janë arrestuar dhe më shumë se 100,000 janë larguar nga puna.

“Erdogan po provon të përdorë grusht-shtetin e dështuar për të persekutuar më shumë lëvizjen time”, shtoi Gulen, i cili kërkoi krijimin e një komisioni ndërkombëtar hetimi, që përfshin në mënyrë të veçantë anëtarët e NATO-s, të Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe të Parlamentit Evropian. “Duhet të lejohet kryerja e një hetimi, nëse gjendet qoftë edhe një lidhje mes meje dhe përpjekjes për grusht-shtetit, do ta blej vetë biletën për t’u larguar nga ky vend”, nënvizoi Gulen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat