547 fëmijë të keqpërdorur në institucionet kishtare në Regensburg

Evropë

547 fëmijë të keqpërdorur në institucionet kishtare në Regensburg

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 19 korrik 2017 Në ora: 11:47

Nëpër institucionet e njohura kishtare në Regensburger të Gjermanisë, 547 fëmijë janë viktima të dhunës seksuale. Në këtë përfundim ka ardhur të martën avokati Ulrich Weber, shkruan watson.ch.

Prej tyre 500 fëmijë kanë shenja dhune trupore, 67 fëmijë gjithashtu janë dhunuar seksualisht. Për shkak se mbi disa fëmijë është ushtruar dhunë fizike dhe seksuale, numri i përgjithshëm i fëmijëve të dhunuar është 547.

Dhuna është ushtruar kryesisht në dy shkolla fillore dhe një internat të kishës katolike. Një periudhë të konsiderueshme ata kanë qenë të udhëhequra nga vëllai i Papa Benediktit XVI, Georg Ratzinger./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat