Putin do të vizitojë Finlandën më 27 korrik

Evropë

Putin do të vizitojë Finlandën më 27 korrik

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 15:59
Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin ka planifikuar të zhvillojë një vizitë zyrtare në vendin fqinjë, në Finlandë më 27 korrik për bisedime me homologun e tij, Sauli Niinisto, njoftuan sot zyrat presidenciale.

Putin dhe Niinisto pritet të marrin pjesë në ceremoninë e 100 vjetorit të pavarësisë së Finlandës nga Perandoria Ruse.

Liderët kanë planifikuar të takohen në qytetin lindor të Savonlinës dhe të vizitojnë kështjellën e Olavinlinna të shekullit të 15-të, në liqenin Saimaa .

Në kështjellë, liderët do të ndjekin një shfaqje në teatrin “Bolshoi” të operës së Pyotr Ilyich Tchaikovsky “Iolanta”, pjesë e Festivalit të Operës së Savonlinës.

Presidenti rus, Putin ka vizituar Finlandën edhe një vit më parë ku të dy liderët zhvilluan një takim në mars në qytetin verior të Rusisë, në Arkhangelsk.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat