Daçiq dhe Scaparrotti flasin për rajonin dhe sfidat e sigurisë

Evropë

Daçiq dhe Scaparrotti flasin për rajonin dhe sfidat e sigurisë

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 17:37
Ivica Daçiq dhe Curtis M. Scaparrotti

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, është takuar sot me komandantin Suprem të Aleancës për Evropë, gjeneralin Curtis M. Scaparrotti, me të cilin ka shkëmbyer mendime për situatën politike në rajon, sfidat e sigurisë dhe mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Serbisëd he NATO-s.

Në takim u tha se niveli i latë dhe intensitetio i dialogut politike dhe bashkëpunimit praktik ndërmjet Serbisëd he NATO-s përmes Programit të Partneritetit për Paqe i kontribuon avancimit të marrëdhënieve, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë.

Ndryshe, komandanti Suprem i Aleancës për Evropë, gjenerali Curtis M. Scaparrotti të premten do të qëndrojë për vizitë edhe në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat