Përshkallëzohet tensioni - Gjermania paralajmëron qytetarët: Në Turqi mund të arrestoheni

Evropë

Përshkallëzohet tensioni - Gjermania paralajmëron qytetarët: Në Turqi mund të arrestoheni

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 17:01
Merkel dhe Erdogan

Gjermania ka paralajmëruar qytetarët e saj se në Turqi mund të përballen me arrestime arbitrare. Udhëzimi është pasqyruar në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme gjermane, ndërsa vjen menjëherë pas tensionit të fundit diplomatik mes Berlinit dhe Ankarasë që erdhi si pasojë e vënies në pranga të gjashtë aktivistëve që mbrojnë të drejtat e njeriut. Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, tha se paralajmërimi për qytetarët u bë pas konsultimit me kancelaren Merkel.

Pas tensioneve diplomatike mes Berlinit dhe Ankarasë, Gjermania ka paralajmëruar të gjithë qytetarët e saj që mund të udhëtojnë drejt Turqisë apo që kanë lidhje biznesi ose investime në këtë vend, se autoritetet turke mund t’i arrestojnë në mënyrë arbitrare dhe në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut.

Udhëzimi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme gjermane, ndërsa Ministri Sigmar Gabriel deklaroi se vendimi për të shpërdarë këtë thirrje u mor pas diskutimit edhe me kancelaren, Angela Merkel.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi nga Ankaraja. Zëdhënësi i Presidentit, Rexhep Taip Erdogan, Ibrahim Kalin, e konsideroi thirrjen me motive politike, pasi sipas tij Gjermania po përgatitet të shkojë në zgjedhje dhe udhëzimet e tilla krijojë kapital politik për partitë në pushtet.

Përshkallëzimi i tensioneve mes Berlinit dhe Ankarasë vjen pas arrestimit të gjashtë aktivistëve që mbrojnë të drejtat e njeriut në Turqi, mes të cilëve edhe një shtetas gjerman.

Kjo lëvizje u prit me një reagim të ashpër nga qeveria e Gjermanisë, e cila thirri për sqarime Ambasadorin turk në Berlin.

Ekspertët shprehen se nuk janë të surprizuar nga mosmarrëveshjet diplomatike, pasi ato kanë qenë të pranishme që prej grushtit të dështuar të shtetit në Turqi që u pasua me një valë të gjerë arrestimesh dhe shkarkimesh nga detyra.

Ende nuk dihet nëse thirrja e Gjermanisë mund të dëmtojë turizmin turk.

Për t’u theksuar është fakti se gjermanët ishin të parët për nga numri i turistëve që vizituan Turqinë, ndërsa shifra përllogaritet të jetë rreth katër milion./oranews

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat