Adoleshentja gjermane dëshiron kthimin në shtëpi, pendohet për Mosulin

Evropë

Adoleshentja gjermane dëshiron kthimin në shtëpi, pendohet për Mosulin

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 14:29
Ilustrim

Një adoleshente gjermane, e cila u zbulua se ishte në qytetin Mosul të Irakut, ka thënë se është penduar që është larguar nga shtëpia dhe dëshira e saj e vetme është “të kthehet tek familja e saj”, kanë raportuar mediat gjermane.

Vendimi i saj për largim nga shtëpia ka ardhur pas konvertimit të saj në fenë islame, një vit më parë.

Transmetuesit gjermanë kanë thënë se identiteti i vajzës që e kanë intervistuar në një kompleks ushtarak në Bagdad është Linda W.

Zyrtarët irakianë kanë thënë se e kanë arrestuar vajzën, e cila ishte fshehur ne një tunel në Mosul.

Sipas zyrtarëve vajza ka punuar me ekstremistët.

“Dua të largohem prej këtu”, është cituar të ketë thënë ajo sipas mediave gjermane.

“Dua të rri larg luftës, armëve dhe zhurmës”, është cituar tutje ajo.

Sipas mediave gjermane, vajza është është penduar që i është bashkuar Shtetit Islamik, dëshiron të ekstradohet në Gjermani dhe të bashkëpunojë me autoritetet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat