Stoltenberg ndërmjetëson në krizën gjermano-turke

Evropë

Stoltenberg ndërmjetëson në krizën gjermano-turke

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 23:31
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të ndërmjetësojë në tejkalimin e krizës së dy shteteve të NATO-s, Gjermanisë dhe Turqisë, pas ndalimit të vizitës së deputetëve gjermanë në bazën ushtarake në Turqi, ku shërbejnë disa ushtarë gjermanë.

"Sekretari i Përgjithshëm është ofruar tani për të organizuar një vizitë në aeroportin Konya, i cili është jetik për funksionimin e NATO-s në mbështetje të Turqisë dhe koalicionit të luftës kundër ISIS-it", tha zëdhënësi Aleancës, Pierre Kazaa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat