Pas dy vetosh, presidenti miraton një tjetër ligj të diskutueshëm për gjyqësorin

Evropë

Pas dy vetosh, presidenti miraton një tjetër ligj të diskutueshëm për gjyqësorin

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 13:04
Andrzej Duda

Presidenti polak, pasi vuri veton për dy ligje në lidhje me reformën e diskutueshme të gjyqësorit, nënshkroi sot tekstin e tretë të paketës së ndryshimeve të kritikuara nga opozita dhe Brukseli, njoftoi presidenca.

Pavarësisht thirrje për “veton e tretë” që vjen nga opozita dhe protestuesit që vijojnë të jenë të pranishëm në shumë qytete të Polonisë, Andrzej Duda nënshkroi sot ligjin për gjykatat e zakonshme, në përputhje të së cilit drejtuesit e tyre, përfshirë ato të gjykatave të apelit do të emërohen nga ministri i Drejtësisë.

Ministri nuk do të ketë më nevojë të konsultohet me Asambletë e përgjithshme të gjyqtarëve as në rastin kur qëndrimi i tyre është negativ, apo Këshillin Kombëtar të Magjistraturës për të parashtruar kandidatët e nevojshëm. Nuk do të ketë më nevojë për të paraqitur arsyet, që sipas opozitës dhe rretheve gjyqësore po çon në varësinë e gjyqësorit nga ekzekutivi.

Dje në mëngjes, Andrzej Duda kundërshtoi me veto ligjet për Gjykatën Supreme dhe për Këshillin Kombëtar të Magjistraturës, një vendim i papritur që tronditi partinë konservatore nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS) në pushtet, ku vetë Duda është pjesë e kësaj force politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat