Mogherini: Turqia mbetet kandidat për BE-në pavarësisht shqetësimeve

Evropë

Mogherini: Turqia mbetet kandidat për BE-në pavarësisht shqetësimeve

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 21:19
Federica Mogherini

Turqia mbetet një kandidat për anëtarësim në BE, pavarësisht shqetësimeve të thella në lidhje me situatën në vend në drejtim të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, e cila po pengon vazhdimin e negociatave, tha sot përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

Deklarata e Mogherinit vie në krizën e madhe mes Turqisë dhe disa shteteve të BE-së, ku së fundi më së shumti janë ashpërsuar tonet mes zyrtarëve të Berlinit dhe Ankarasë, pas arrestimeve të aktivistëve të të drejtave të njeriut nga Gjermania dhe Suedia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat