Rusi: Kërkohen masa kundër Polonisë për shkatërrimin e monumenteve sovjetike

Evropë

Rusi: Kërkohen masa kundër Polonisë për shkatërrimin e monumenteve sovjetike

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 09:38
Pamje nga largimi i një shtatoreje sovjetike në Poloni

Dhoma e Epërme e Parlamentit të Rusisë ka kërkuar nga presidenti, Vladimir Putin, që ta filloj përgatitjen e sanksioneve kundër Polonisë, për shkak të planeve për shkatërrimin e monumenteve sovjetike, kanë raportuar mbrëmë mediat shtetërore ruse.

Por, Kremlini ka thënë se Putin ende nuk e ka ndërmarrë ndonjë masë kundër Polonisë, për shkak të legjislacionit të miratuar aktualisht në Varshavë, me të cilin qeveria autorizohet për shkatërrimin e më se 500 monumenteve sovjetike, që konsiderohen si relikte të regjimit autoritar.

Zyrtarët polakë kanë thënë se ish-Bashkimi Sovjetik ishte një shtet okupues gjatë katër dekadave pas Luftës së Dytë Botërore dhe derisa po shtohen ndjenjat nacionaliste, ata dëshirojnë t’i shkatërrojnë qindra monumente të ndërtuara gjatë asaj periudhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat