Opozita kërkon dorëheqjen ministrave pas skandalit të IT-së

Evropë

Opozita kërkon dorëheqjen ministrave pas skandalit të IT-së

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 17:31
Opozita

Qeveria e Suedisë u përball sot me një krizë politike, pasi opozita ka kërkuar dorëheqjen e tre ministrave lidhur me skandalin që përfshinte një agjenci shtetërore që u jepte shërbime IT-je punonjësve të huaj pa leje zyrtare.

“Disa ministra kanë lënë pas dore detyrat e tyre. Ky neglizhim nga ana e tyre do të ketë pasoja”, tha kreu i Partisë së Qendrës, Annie Loof.

Polemikat janë përqendruar në Agjencinë Kombëtare të Transportit, e cila në vitin 2015 i transferonte shërbimet  e saj të IT-së tek gjigandi i informacionit IBM, duke shfrytëzuar punonjës të huaj në disa vende, përfshirë Republikën Çeke, në mungesë të një leje sigurie suedeze.

Kreu i Agjencisë së Transportit u shkarkua nga detyra në janar dhe u gjobit për shkelje të rregullave të mbrojtjes së informacionit të klasifikuar.

Opozita kritikoi qeverinë se nuk ishte vënë në dijeni për shkeljen ligjore,  edhe pse ministri i Mbrojtjes dhe ministri i Brendshëm ishin të informuar rreth kësaj çështjeje që në fillim të vitit 2016.

Gjithashtu, dy anëtarët e kabinetit nuk arritën të informonin kryeministrin, Stefan Lofven i cili tha se ishte bërë me dije rreth kësaj shkeljeje vetëm në janar të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat