Putin në vizitë njëditëshe në Finlandë

Evropë

Putin në vizitë njëditëshe në Finlandë

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 13:24
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, udhëtoi sot në Finlandën fqinje për vizitë njëditëshe.

Putin do të bisedojë me presidentin finlandez, Sauli Niinisto.

Dy liderët do të marrin pjesë edhe në manifestimet për 100-vjetorin e pavarësisë së Finlandës nga Perandoria Ruse.

Vizita e Putinit vjen në kohën kur Rusia dhe Kina po kryejnë stërvitje detare në Detin Baltik.

Finlanda, e cila ndaj 1,300 kilometra kufi me Rusinë, nuk është anëtare e NATO-s, por ka bashkëpunuar me vite me këtë aleancë ushtarake.

Finlanda ka diskutuar hapur mundësinë e bashkëpunimit më të ngushtë apo edhe të anëtarësimit të plotë në aleancë - një mundësi kjo që ka shkaktuar kërcënime të fshehta nga Moska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat