Opozita suedeze kërkon votim mosbesimi ndaj ministrit të Mbrojtjes

Evropë

Opozita suedeze kërkon votim mosbesimi ndaj ministrit të Mbrojtjes

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 18:26
ilustrim

Opozita suedeze do të kërkojë një votë mosbesimi ndaj ministrit suedez të Mbrojtjes, Peter Hultkvisti dhe votimi pritet të mbahet pas pushimeve të verës.

Siç njoftoi sot blloku opozitar suedez, arsyeja e kërkimit të votës së mosbesimit për ministrin e Mbrojtjes, vie pas skandalit të menaxhimit të IT-së, ku persona të caktuar në shtete të tjera kanë bërë mirëmbajtjen e qarkullimit të linjave hekurudhore në Suedi.

Opozita për këtë skandal ka kërkuar edhe dorëheqjen e katër ministrave tjerë, pasi, sipas tyre, ky skandal është shkaktuar për shkak të papërgjegjësisë shtetërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat