Të reshura të papara në Kroaci dhe Bosnje

Evropë

Të reshura të papara në Kroaci dhe Bosnje

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 18:33
Bora

Në Mostar madje banorët kanë bërë një dordolec nga breshëri. Moti i keq i përcjell me breshër ka kapluar rajonin e Plominit në Istra si dhe në Mostar dhe Çaplinë të Hercegovinës.

Për shkak të rrebeshit të shiut dhe breshrit trafiku është vështirësuar dhe ka ndalesa dhe pritje të shumta, sidomos në rajonin e gjerë të Plominit. Vozitësit luten për durim deri në përmirësimin e motit, lajmëron HAK.

Vendasit e Labinshtinit thonë se rruga afër fshatit Stepiçiqi, është mbyllur për shkak të akullit të lartë dhe se këtë kurrë nuk kanë parë në këtë periudhë të vitit. Shihen vozitësit me pantallona të shkurtra se si po e pastrojnë akullin nën rrotat e veturave të veta.

stramet pretendon se breshri ekstrem e ka mbuluar Plominin duke e mbuluar me jorgan dimëror.

Image

Temperatura e ajrit ka rënë në mënyrë drastike në vetëm 13-14 shkallë dhe po frynë erë e fortë.

Moti i ngjashëm i përcjell me breshër e ka goditur edhe fshatin Mostarsko Blato dhe ka shkaktuar dëme të mëdha në kultura bujqësore.

Duke gjykuar sipas fotografive të publikuara nga vendësit edhe në këtë rajon është krijuar mbulesa e akullt prej së cilës disa kanë arrit ta bëjnë një dordolec në fund të korrikut!

Breshri i madhësisë së topit të tenisit gjithashtu e ka goditur edhe disa fshatra në komunën e Çaplinës.

Janë shënuar dëme të mëdha nëpër objekte në Hutovo blato, si dhe janë thyer xhamat e përparmë nëpër vetura.

Breshëri gjithashtu ka shkaktuar edhe pësimin masiv të zogjve. Kanë cofë më shumë se 1.500 zogj, kryesisht gragulla dhe harabela spanjoll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat