Sulm me thikë në një supermarket të Hamburgut, 1 i vdekur

Evropë

Sulm me thikë në një supermarket të Hamburgut, 1 i vdekur

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 16:53
Ilustrim

Të paktën një person ka humbur jetën e disa të tjerë kanë mbetur të plagosur, në një sulm me thikë të ndodhur këtë të premte në një supermarket në Hamburg.

Me anë të një postimi në Twitter, policia e Hamburgut tha se kishte arrestuar një person, si autor të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

“Një person ka sulmuar dhe plagosur disa persona në një supermarket. Një person ka humbur jetën. I dyshuari është arrestuar”, shkruante në postimin e saj policia.

Sipas saj, ende nuk dihen motivet pas kësaj ngjarjeje, apo numri i personave që kanë mbetur të plagosur.

Autoritetet kanë bllokuar rrugët dhe u kanë bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë larg kësaj zone.

Sulmi ndodhi në cep të rrugës Fuhlsbüttler dhe Hermann-Kauffmann.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat