Peshkimi, BE ka hapur thirrjen për grante

Evropë

Peshkimi, BE ka hapur thirrjen për grante

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 13:00
Ilustrim

Bashkimi Europian ka hapur thirrjen për aplimin e institucioneve me qëllim përfitimin e grante në sektorin e peshkimit.

Shuma e vënë në dispozicion për këtë thirrje është 3.4 milionë euro, nga ku 1.9 milionë euro duhet të shkojnë për asistencë teknike, 100 mijë euro për furnizime për administratën e peshkimit dhe 1.4 milionë euro për zbatimin e skemës së granteve.

Përmes granteve të vogla, peshkatarët do të kenë mundësi të përmirësojnë elementë të ndryshëm si, sistemet e navigimit, sigurimi i ushqimeve (frigoriferë), përmirësimi i pajisjeve për peshkimin si dhe në uljen e ndotjes.

Grantet për individët do të jepen përmes një pale të tretë, që do të përfitojë nga fondet e BE dhe do të jenë të limituara në 60 mijë euro. Këto grante nuk duhet të mbulojnë më shumë se 50% të vlerës së investimit.

Të gjitha institucionet publike kanë afat deri më 11 shtator për të aplikuar për këtë thirrje të BE.

Peshkimi në Shqipëri përfaqëson një sektor të rëndësishëm social-ekonomik dhe vlerësohet të ketë një potencial të madh ende të pashfrytëzuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat