Kritikuan Erdogan, gjykata kërkon 43 vite burg për stafin e gazetës

Evropë

Kritikuan Erdogan, gjykata kërkon 43 vite burg për stafin e gazetës

Më: 30 korrik 2017 Në ora: 07:42
Recep Tayyip Erdogan

Disa punonjës të gazetës opozitare Cumhuriyet në Turqi u liruan nga burgu të shtunën me një vendim gjyqësor, ndërsa katër të tjerë mbetën në arrest.

Qindra njerëz kanë protestuar jashtë gjykatës qendrore të Stambollit kundër arestimit të 17 shkrimtarëve, drejtuesve dhe avokatëve të gazetës laike ‘Cumhuriyet’.

Në paraburgim u mbajt kryetari i komitetit ekzekutiv të gazetës Akin Atalay, kryeredaktori i saj Murat Sabuncu, dhe gazetarët Kadri Gursel dhe Ahmet Sik. Seanca e radhës do të mbahet më 11 shtator.

Gjyqtari liroi me kusht shtatë të tjerë, përfshirë karikaturistin Musa Kart dhe kolumnistin Hakan Kara, që do të thotë se ata nuk mund të largohen nga vendi dhe kanë detyrim paraqitjen e rregullt në komisiaraiatin e policisë.

Prokurorët turq kërkojnë deri në 43 vjet burg për stafin e gazetës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat