BE prodhon 76 litra birrë për banor

Evropë

BE prodhon 76 litra birrë për banor

Më: 4 gusht 2017 Në ora: 14:09
Ilustrim

Prodhuesi më i madh i birrës në BE është Gjermania, ndërsa eksportuesi më i madh është Holanda.

Kur është në pyetje importi, BE në vend të parë zgjedh atë nga Meksika, ndërsa në vendin e dytë është Serbia, njoftoi shërbimi për statistika i Evropës me rastin e Ditës ndërkombëtare të birrës, e cila shënohet sot.

BE në vitin e kaluar ka prodhuar 39 miliardë litra birrë, ose 400 milionë më shumë se sa një vit më parë, që do të thotë se prodhon 76 litra për banor.

Gjermania në vitin e kaluar ka prodhuar 8,3 miliardë litra birrë, ose 21 për qind e prodhimit të përgjithshëm të BE-së.

Britania e Madhe ka prodhuar vitin e kaluar 5,1 miliardë litra, Polonia katër miliardë, Spanja 3,7 miliardë, Holanda 2,6 miliardë dhe Belgjika 2,3 miliardë.

Sa i përket eksportit, prin Holanda me 1,9 miliard litra birrë, pasuar nga Gjermania me 1,7 miliard, Belgjika 1,5 miliard, Franca 0,7 miliard dhe Britania me 0,6 miliard.   Destinacioni kryesor i eksportit të birrës nga BE-ja është SHBA, ku vitin e kaluar janë dërguar 1,1 miliard litra.

Ndryshe, Dita ndërkombëtare e birrës shënohet nga viti 2008 në më shumë se 200 qytete në gjithë botën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat