Rritje rekorde e trafikut ajror në Evropë

Evropë

Rritje rekorde e trafikut ajror në Evropë

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 19:27
Aeroplani

Trafiku në aeroportet evropiane ka regjistruar një rritje pre 9% në gjashtëmujorin e parë, duke shënuar një rimëkëmbje të ndjeshme pas një viti 2016 të shënuar nga sulmet terroriste, njoftoi sot organizata “ACI Europe”.

“Për aeroportet evropiane, kjo është performanca më e mirë për një gjashtëmujorë të parë prej 10 vitesh”, deklaroi Olivier Jankovec, drejtori i përgjithshëm “ACI Europe”, që përfaqëson më shumë se 500 aeroporte në 45 vende evropiane.

Kjo rritje e konsiderueshme shpjegohet nga rritja e disa prej tregjeve të prekura në vitin 2016 nga sulmet terroriste (Francë, Britani e Madhe, Gjermani, Belgjikë dhe Turqi), rikthimi i kërkesës në Rusi dhe Turqi, përmirësimit të vazhduar të situatës ekonomike dhe të çmimit të naftës që ka mbetur nën 55 dollarë për fuçi, sipas ACI-së.

Pesë aeroportet më të mëdhenj evropianë kanë regjistruar një rritje të trafikut me 4,3 për qind në gjashtëmujorin e parë (kundër 1,6 për qind që ishte në vitin 2016), ku Amsterdam-Schiphol (+8,7%), Paris-Charles de Gaulle (+5,2%) dhe Francfort (+4,5%) janë në krye.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat