Turqi, autobusi bie në humnerë, humbin jetën 4 udhëtarë

Evropë

Turqi, autobusi bie në humnerë, humbin jetën 4 udhëtarë

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 11:04
Aksident

Të paktën katër persona e kanë humbur jetën dhe 18 të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot herët në mëngjes në rrugën midis Ankarasë dhe Konjas në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Shoferi i autobusit që transportonte udhëtarët, humbi kontrollin e automjetit, pasi paraprakisht u përpoq të shmang një lopë që bredhte rrugës.

Në vendin e ngjarjes mbërritën ekipe të shumta mjekësore të zjarrfikësve dhe ato të policisë.

Nga totali prej 44 njerëzve në autobus, katër pësuan fatalisht, ndërkohë që 18 të tjerë janë dërguar në spital nga shkaku i lëndimeve të marra.

Paralelisht me këtë, në momentet kur personave të lënduar u ofrohej ndihma e parë, një veturë në lëvizje goditi automjetet e parkuara, me ç'rast lëndoi katër persona.

Shoferi i papërgjegjshëm goditi edhe veturën e ekipit të agjencisë së lajmeve Ihlas (Iha).

Shoferi dukshëm i dehur u arrestua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat