Propozimet doganore të Britanisë pas Brexitit janë "imagjinata"

Evropë

Propozimet doganore të Britanisë pas Brexitit janë "imagjinata"

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 15:01
Koordinatori për Brexit në Parlamentin Evropian, Guy Verhofstadt

Propozimet e Britanisë së Madhe për diskutimin e marrëveshjeve të ardhshme doganore me Bashkimin Evropian janë “imagjinata”, ka thënë koordinatori për Brexit në Parlamentin Evropian, Guy Verhofstadt.

Britania ka thënë se dëshiron një marrëveshje të përkohshme doganore me BE-në pas Brexitit, në mënyrë që t’i lejohet tregia më e lirë e mallrave.

Kryeministrja Theresa May, është duke synuar të zhvendos negociatat drejt çështjes së marrëveshjes së Britanisë me BE-në, pas Brexitit, mirëpo vendet e bllokut kanë thënë se fillimisht duhet të zgjidhet procesi i largimit, duke përfshirë të drejtat e banorëve dhe pagesën për daljen e Britanisë nga BE-ja.

“Të jesh edhe brenda dhe jashtë Bashkimit Doganor dhe “kufinjve të padukshëm” është imagjinatë. Fillimisht duhet siguruar të drejtat e qytetarëve dhe çështjet financiare”, ka shkruar Verhofstadt, në Twitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat