Macron hedh në gjyq fotografin, e ndoqi me motoçikletë në Marsejë për një foto

Evropë

Macron hedh në gjyq fotografin, e ndoqi me motoçikletë në Marsejë për një foto

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 21:07
Emmanuel Macron

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka paditur një fotograf, duke e akuzuar këtë të fundit për shkelje të privatësisë, ndërkohë që kreu i shtetit ishte me pushime me bashkëshorten në Marsejë.

Ndryshe nga paraardhësit e tij, Sarkozy e Hollande, Macron ka qenë i rezervuar, duke mos zbuluar vendin ku do të pushonte këtë verë.

Macron ka qëndruar në një vilë private në Marsejë, ku ka patur me vete edhe një ekip sigurie për të shmangur paparacët.

Me gjithë masat e marra një fotograf ka ndjekur me motoçikletë 39-vjeçarin së bashku me bashkëshorten Brigitte. Mësohet se fotografi e kishte shkrepur foton megjithëse ishte paralajmëruar disa herë nga stafi i sigurisë të mos e bënte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat