Spanja shpëton 600 emigrantë brenda natës

Evropë

Spanja shpëton 600 emigrantë brenda natës

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 09:31
Emigrantet

Garda bregdetare e Spanjës ka shpëtuar brenda 24 orëve 600 emigrantë që kishin mësyrë këtë shtet.

Fluksi i madh i këtyre emigrantëve po vinte nga Maroko.

Refugjatët e shpëtuar po lundronin me 15 anije, përfshirë edhe dy barka me pedale dhe një ‘ski jet”, ku në to ishin 35 fëmijë dhe një foshnje.

Kombet e Bashkuara kanë thënë që më shumë se nëntë mijë veta kanë arritur në Spanjë këtë vit, që është trefishi i një viti më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat