Dramë në Holandë: Pengmarrje brenda ndërtesës së një radiostacioni, policia bllokon zonën

Evropë

Dramë në Holandë: Pengmarrje brenda ndërtesës së një radiostacioni, policia bllokon zonën

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 10:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mediat botërore raportojnë se në këto momente, është duke ndodhur një pengmarrje në qytetin holandez Hilversum në objektin e një radiostacioni.

Policia kishte hasur në një burrë të armatosur, i cili vazhdimisht i kërcënonte se do të shtie.

Raportohet se autoritetet e sigurisë kanë gjetur një thikë në një çantë në rrugë, rreth 50 metra larg ndërtesës ku është duke ndodhur pengmarrja.

Programi i radios 3FM në këto momente është duke u zhvilluar pa probleme, kurse siç raporton NOS një burrë është munduar të futet në ndërtesë duke kërcënuar një çift që gjendeshin brenda ndërtesës së radiostacionit.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat