Rusia lanson me sukses një raketë Proton

Evropë

Rusia lanson me sukses një raketë Proton

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 10:38
Raketa Proton

Rusia zhvilloi sot me sukses lëshimin e një rakete Proton-M që transportonte një satelit ushtarak që prej kosmodromit të Baikonurit në Kazakistan, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

Bëhet fjalë për lëshimin e dytë të një rakete Proton që prej zbulimit në muajin mars të defekteve në pjesën më të madhe të motorëve të prodhuar për lëshuesit e këtij tipi.

Në muajin qershor, një raketë Proton vendosi në orbitë një satelit amerikan te telekomunikacioneve.

“Lëshimi i një rakete Proton-M u zhvillua me sukses që prej kosmodromit të Baikonurit për llogari të Ministrisë së Mbrojtjes”, deklaroi një zëdhënës i ushtrisë.

Lëshimi ndodhi në orën lokale 04:07 që prej kosmodromit rus të Baikonurit, në Kazakistan.

Autoritetet hapësinore ruse kishin njoftuar në fund të marsit se kishin zbuluar defekte në pjesën më të madhe të motorëve të prodhuar për raketat Proton gjatë kontrollit të vendosur pas një sërë incidentesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat