Dramë në Holandë: Pengmarrje brenda ndërtesës së një radiostacioni

Evropë

Dramë në Holandë: Pengmarrje brenda ndërtesës së një radiostacioni

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 12:02
Holandë

Mediat botërore raportojnë se në këto momente, është duke ndodhur një pengmarrje në qytetin holandez Hilversum në objektin e një radiostacioni.

Policia kishte hasur në një burrë të armatosur, i cili vazhdimisht i kërcënonte se do të shtie.

Raportohet se autoritetet e sigurisë kanë gjetur një thikë në një çantë në rrugë, rreth 50 metra larg ndërtesës ku është duke ndodhur pengmarrja.

Programi i radios 3FM në këto momente është duke u zhvilluar pa probleme, kurse siç raporton NOS një burrë është munduar të futet në ndërtesë duke kërcënuar një çift që gjendeshin brenda ndërtesës së radiostacionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat