Europa reagon për dhunën në Sharlotsvill

Evropë

Europa reagon për dhunën në Sharlotsvill

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 21:11
Sharlotsvill

Dhuna vdekjeprurëse të shtunën, në mitingun e supremacistëve të bardhë në Sharlotsvill të Virxhinias, ka shkaktuar reagime në mbarë botën, sidomos në Europë, ku grupime të tilla të supremacistëve të sjellin ndër mend kujtime nga periudha e krimeve të nazizmit.

Të mërkurën në Berlin u mblodhën protestues pranë Portës së Brandenburgut, për të përkujtuar 32-vjeçaren Heather Heyer, që u vra kur një makinë hyri me shpejtësi në mesin e një grupi demonstruesish anti racistë në Sharlotsvill. Shumë gjermanë u habitën kur panë që disa nga protestuesit në Sharlottsvill mbanin parrulla me simbolet e nazizmit, që në vendin e tyre janë të ndaluara.

"Gjyshi im luftoi kundër nazistëve në Luftën e Dytë Botërore dhe unë mendoj se është e turpshme që Donald Trump nuk është kundër nazistëve. Çdo amerikan duhet ta dijë se ne jemi kundër neo-nazizmit. Pikë.”- thotë një protestues anti nazizmit në Berlin.

Protestuesit thanë se racizmi dhe lëvizjet e së djathtës ekstreme, kudo qofshin, nuk duhen nënvlerësuar.

"Mendoj se mungon një analizë e vërtetë, për të treguar se ç’është racizmi, por edhe një strategji se si luftohet ai. Prandaj, është e rëndësishme që cilido që ndjen shqetësim, ta shprehë atë me protesta,” – thotë një protestues gjerman.

Gjermania ishte mes vendeve të para që dënuan mitingun e së majtës ekstreme në Sharlotsvill.

"Skenat që pamë në marshimin e ekstremistëve të djathtë ishin të neveritshme. Ishte një shprehje e egër e racizimit, anti-semitizmit dhe urrejtjes në formën më të neveritshme që kemi parë.”tha zëdhënësi i Kancelares Merkel.

Kryeministrja birtanike Theresa May të mërkurën shprehu një kritikë të lehtë, jo të drejtpërdrejtë, për Presidentin amerikan, i cili fajësoi për dhunën njëlloj, si grupet e ekstremit të djathtë, edhe kundërshtarët e tyre:

"Nuk shoh një ekuivelencë mes atyre që parashtrojnë pikëpamje fashiste dhe atyre që janë kundër tyre. Mendoj se është e rëndësishme të dënohen pikëpamjet e ekstremit të djathtë, kurdo që i dëgjojmë ato.”

Grupe të të drejtave të njeriut kanë dënuar atë që ata e shohin si një diskriminim racial në rritje, në Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë.

"Do të thoja se ekziston një predikim global toksik, që në një farë mënyre, është propaganduar në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë nga udhëheqësit politikë në pjesë të ndryshme të botës.”- thotë zyrtarja e Komitetit të OKB-së për të drejtat e njeriut.

Ekspertët thonë se ndekjet ligjore të grupeve të dhunshme të urrejtjes janë të nevojshme, por jo të mjaftueshme. Ata po bëjnë thirrje për një hetim të plotë për ngjarjet në Sharlotsvill, për të frenuar këtë prirje të rrezikshme./voa 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat