Policia parandalon sulmin e dytë terrorist në Barcelonë

Evropë

Policia parandalon sulmin e dytë terrorist në Barcelonë

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 06:20
Operacion i madh i Policisë katalunase

(E plotësuar) - Zyrtarë spanjollë kanë thënë se e kanë anuluar sulmin e dytë terrorist, pasi nga sulmi i parë kanë vdekur 13 persona, kur një furgon është përplasur mbi këmbësorë në zonën e famshme turistike të Barcelonës, Las Ramblas.

Disa orë pas sulmit, policia ka thënë se i ka vrarë pesë “terroristët”, të cilët kanë tentuar të kryejnë një sulm të ngjashëm në qytetin bregdetar, Cambrils, në jug të Barcelonës.

Policia, ka thënë, se gjashtë civilë dhe një zyrtar policor janë lënduar në Cambrils, ndërsa është bërë e ditur se të dyshuarit kanë qenë të pajisur me ekspozivë në trupat e tyre.

Dhjetëra persona janë lënduar, disa në gjendje kritike, pas sulmit në Las Ramblas, derisa grupi militant, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Autoritetet spanjolle kanë thënë se personat nga të paktën 18 vende evropiane, kanë qenë në mesin e viktimave.

Pak kohë pas sulmit, policia ka arrestuar dy persona, njëri me nacionalitet spanjoll dhe tjetri maroken, mirëpo ka thënë se drejtuesi i furgonit është larguar dhe ende është në kërkim.

Policia ka thënë se sulmi me furgon ishte i lidhur me një shpërthim në një shtëpi në Alcanar, më herët gjatë ditës së djeshme, nga i cili një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar, derisa personat ishin duke krijuar eksplozivë.

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy,ka thënë se “terroristët kurrë nuk do të mund të shkatërrojnë njerëzit e bashkuar, të cilët e duan më shumë lirinë sesa barbarizmin”.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, furgonat janë përdorur në shumë sulme të ndryshme në Evropë, dukë lënë të vdekur më shumë se 100 persona, në Nicë, Berlin, Londër dhe Stokholm.

Policia vret 4-5 terroristë afër Barcelonës

Një operacion i madh i Policisë katalunase është zhvilluar pas orës 1 të mëngjesit të së premtes, në zonën e plazhit, Cambrils.

Sipas raporteve të mediave lokale, policia ka arritur të vrasë 4-5 terroristë, duke parandaluar një sulm të ri terrorist në këtë qytet.

Disa policë janë lënduar në operacion. Policia i ka bërë thirrje qytetarëve të rrinë larg zonës, teksa operacioni vazhdon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat