Saakashvili pranifikon kthimin në Ukrainë

Evropë

Saakashvili pranifikon kthimin në Ukrainë

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 07:42
Ish presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili gjatë takimit me qytetarë ukrainas në Varshavë, 6 gusht 2017

Ish presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, i cili ka qenë edhe guvernator në rajonin e Ukrainës, Odesa, ka deklaraur se tani është në Poloni dhe se pavarësisht pse muajin e kaluar i është tërhequr shtetësia ukrainase, ai po planifikon të kthehet në këtë vend.

Saakashvili, ka konfirmuar gjatë një interviste për Associtaed Press, se ai do të tentojë të kalojë përmes Polonisë në Ukrainë, për të luftuar në kthimin e shtetësisë së tij.

“Krejt çka jam duke kërkuar, është që të kem mundësi të kthehem në gjykatë dhe të mbrojë të drejtat e mia”, ka thënë ai.

Autoritetet ukrainase kanë thënë, se nëse ai tenton të hyjë në këtë shtet, do ta ndalojnë dhe do t’i konfiskojnë pasaportën.

Saakashvilli, 49 vjeçar, i njohur si reformist, ka shërbyer për dy mandate si president i Gjeorgjisë.

Mirëpo popullariteti i tij ka rënë pasi hoqi dorë nga shtetësia gjeorgjiane më 2015, sepse presidenti ukrainas, Petro Poroshenko i ofroi atij shtetësi të Ukrainës dhe më pas u emërua si guvernatori i rajonit Odesa.

Saakashvili ka prishur raportetet me Poroshenkon, pas dorëheqjes së tij për shkak të çështjeve të korrupsionit.

Poroshenko vendosi gjatë muajit të kaluar për largimin e shtetësisë për të, derisa Saakashvili ishte jashtë Ukrainës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat