Vrasja e pesë sulmuesve në Spanjë, policia thotë se rripat e eksplozivit ishin të rremë!

Evropë

Vrasja e pesë sulmuesve në Spanjë, policia thotë se rripat e eksplozivit ishin të rremë!

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 09:58
Barcelonë

Shtatë persona, duke përfshirë një oficer policie, u plagosën në sulmin e automjetit në Cambrils – vetëm pak orë pasi një shofer i furgonit la 13 të vdekur dhe më shumë se 100 të plagosur rreth 70 milje larg nga Barcelona.

Ndërkohë, kalimtarët vrapuan për të shpëtuar jetët e tyre pasi një shkëmbim armësh ndodhi pranë shëtitores së plazhit në bregdet, në fillim të mëngjesit të së premtes.

Banorët u urdhëruan të mbulonin në ambiente të mbyllura, ndërsa plumbat u përplasën nëpër ajër.

Në automjetin që sulmoi kalimtarët kishte pesë persona, ndërsa nga të shtënat e policisë vdiqën pesë sulmuesit.

Hetuesit kanë thënë se po punojnë në teorinë nëse sulmet në Cambrils dhe Barcelonë, si dhe një shpërthim në qytetin Alcanar të mërkurën, janë të lidhura.

Ndërkohë, mediat shkruajnë se rripat eksploziv të veshur nga sulmuesit e vrarë nga policia në Cambrils ishin të rremë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat