Gabriel akuzon Erdogan për përzierje në punët e brendshme të Gjermanisë

Evropë

Gabriel akuzon Erdogan për përzierje në punët e brendshme të Gjermanisë

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 17:09
Sigmar Gabriel dhe Angela Merkel

Porosia e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan me të cilën ka ftuar votuesit turq në Gjermani që të mos votojnë për koalicionin qeverisës në muajin e ardhshëm, është akt i përzierjes në sovranitetin e shtetit tonë, deklaroi sot shefi i diplomacisë gjermane Sigmar Gabriel.

Erdogan sot tha se Partia Demokristiane e kancelares gjermane Angela Merkel dhe aleatët e saj janë armiq të Turqisë dhe u bëri thirrje votuesve turq në Gjermani që të mos votojnë për ta në zgjedhjet e muajit të ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat