Kamerat e Muzeut Erotik kanë kapur sulmin në Barcelonë

Evropë

Kamerat e Muzeut Erotik kanë kapur sulmin në Barcelonë

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 17:31
Pamjet nga Kamerat e Muzeut Erotik

Publikohen pamjet e para nga sulmi në Barcelonë. Kanë qenë kamerat e Muzeut Erotik në Barcelonë të vendosura përballë ballkonit me pamje nga pedonalja që kanë kapur momentin kur furgoni i bardhë lëviz në pedonale.

Pas këtij momenti shikohen njerëzit në rrugë që bërtasin dhe vizitorët e Muzeut që drejtohen drejt ballkonit për të parë çfarë ka ndodhur.

Nga sulmi terrorist në Barcelonë humbën jetën 14 persona dhe dhjetra të tjerë u plagosën.

Drejtuesi i furgonit që vërshoi mbi turmën e njerëzve në sheshin Las Ramblas është një 18 vjeçar i identifikuar si Moussa Oukabir.

Ndërkaq, Driss Oukabir, emri i të cilit u shfaq në dokumentat e përdorura për të marrë me qira furgonin që kreu sulmin në rrugë, është vetëdorëzuar në polici. Ai pretendon se nuk është i lidhur me ngjarjen.

Sipas të dyshuarit, dokumentet e identifikimit janë vjedhur nga vëllai i tij më i vogël Moussa Oukabir, 18 vjeç, që tashmë është shpallur në kërkim. Policia spanjolle raporton se një person i katërt është arrestuar si i dyshuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat