Sulmi në Barcelonë, super-polici vrau katër nga pesë terroristët

Evropë

Sulmi në Barcelonë, super-polici vrau katër nga pesë terroristët

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 17:56
Sulmi në Barcelonë

Një polic kishte vrarë katër nga pesë terroristët e vrarë në qytetin bregdetar katalonas Cabrila, transmetojnë mediat lokale.

Shefi i policisë, Jozep Luis Trapero, i cili po drejton hetimet lidhur me sulmet terroriste në rrethinën e Barcelonës, ka thënë sot për media se një polic ka vrarë katër terroristë.

“Nuk e ka lehtë edhe pse është profesional”, tha  Trapero. 

Sipas mediave katalonase, patrulla e policisë ndodhej në punktin e kontrollit kur terroristët sulmuan me automobil dhe shkelën tre persona, si dhe goditën automobilin e policisë.

“Duke parë kolegun, i cili u lëndua, si dhe terroristët duke dalë nga vetura me thika, polici nxori armën dhe vrau katër prej tyre. Sulmuesi i pestë arriti të ikën dhe të therë njërin nga kalimtarët, para se të vritej nga polici tjetër”, shkruan "Vangvardia".  

Siç thuhet, polici i cili vrau katër terroristë, pritet të shkojë në pushim këtë javë dhe autoritetet thanë se atij do t’i ofrohet ndihma e psikologut për shkak të aksionit në të cilin ka marrë pjesë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat