Dëshmitarët: Gruaja bërtiste, vrasësi therte të gjithë para vetes

Evropë

Dëshmitarët: Gruaja bërtiste, vrasësi therte të gjithë para vetes

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 18:10
ilustrim

Dëshmitarët kanë qenë të tmerruar kur një sulmues me thikë theri disa persona në qytetin Turku të Finlandës.

Kent Svenson (44) nga Suedia, i cili ka qenë dëshmitar i skenës së tmerrshme, tha se ka parë një njeri me “thikë të bardhë të madhe” duke vrapuar dhe duke therur të gjithë ata që i dilnin në rrugë, transmeton CNN.  

“Kishte gjak gjithkah. Ishte e tmerrshme. Ishim në tarracë dhe për një moment një grua nisi të bërtasë me gjithë fuqinë dhe sulmuesi qëndronte para saj me thikë të madhe dhe po therte njerëz”, ka thënë Svenson.

Ai pohon të ketë parë një viktimë të shtrirë në tokë. 

Informacione zyrtare nuk ka, ndërkohë që jo zyrtarisht thuhet se një person është vrarë. 

Mediat lokale raportojnë për gjashtë persona të lënduar, në mesin e të cilëve janë dy gra të moshuara dhe një fëmijë.

Policia ka njoftuar se në Helsinki janë shtuar masat e sigurisë në aeroport dhe në stacionin qendror të hekurudhës.

Policia finlandeze ka plagosur sulmuesin dhe e ka arrestuar, pasi ai kishte ther me thikë shumë persona në qytetin e tretë më të madh në Finlandë.

I dyshuari është qëlluar në këmbë, pasi kishte ther disa persona, njoftoi policia dhe ka paralajmëruar qytetarët që të qëndrojnë larg qendrës së qytetit.

Policia në Twitter ka bërë të ditur se ekziston mundësia që sulmuesi me thikë të mos ketë qenë i vetmi, pasi që hetimet janë duke vazhduar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat