Shokuese/ Motër e vëlla përdhunojnë minorenen

Evropë

Shokuese/ Motër e vëlla përdhunojnë minorenen

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 22:27
Ilustrim

Motër e vëlla, të cilët fotografuan veten duke abuzuar seksualisht me minorenë, po nisin sot dënimin me burgim afatgjatë.

Emily Thomson, 18 vjeç, kishte rënë “në dashuri” me gjysmë – vëllain e saj, Matthew Thatcher, 26 vjeç, kur e ndihmoi këtë të fundit dhe iu bashkua në dhunimin dhe përdhunimin e të rinjve. Ata kanë fotografuar veten duke sulmuar seksualisht fëmijët dhe kanë shkëmbyer imazhe rreth abuzimit të tyre, ndërsa diskutonin fantazitë e tyre të sëmura. Policia zbuloi qindra fotografi, shumë prej të cilave shfaqnin imazhe ekstreme të përdhunimit dhe torturës ndaj minorenëve.

Image

Thomson, Thatcher dhe një vajzë tjetër, Mandy Wright, 28 vjeç, janë burgosur sot për të vuajtur dënimin prej 45 vitesh, pasi kanë pranuar 36 akuza në lidhje me abuzimin seksual të tre fëmijëve nën moshën 16 – vjeçare.

Avokatët mbrojtës së 18 – vjeçares thanë se ajo ishte “verbuar nga pasioni” për vëllain dhe se kishte rënë në dashuri me të, duke mos e konsideruar të afërm.

Wright, gjithashtu u burgos për pjesëmarrje në krim, pasi përfshihej në imazhet e abuzimit seksual të fëmijëve.

Image

Abuzimi i vazhdueshëm i tre të rinjve doli në dritë pasi Thatcher u zbulua nëpërmjet Facebook-ut, duke u përpjekur për të takuar atë që ai mendonte se ishte një 14 – vjeçar. Prokurorja Suzanne Thomas tha në gjykatë se mesazhet u bënë “seksuale” dhe se vendosën të takoheshin. Pasi Thatcheri mbërriti në vendin e takimit, gruaja denoncoi çështjen në polici.

Thatcher u akuzua për 15 vepra penale, ku përfshiheshin përdhunime dhe sulmt seksuale ndaj një fëmije dhe u dënua me 26 vjet burg, Thomson u akuzua për 16 akuza për sulme seksuale dhe nxitje e fëmijëve për t’u angazhuar në aktivitete seksuale dhe u dënua me 12 vjet burg, ndërsa Wright për 5 vepra penale me 7 vjet burg. Gjykata gjithashtu vendosi urdhra për parandalimin e dëmit seksual tek të tre të pandehurit nga Cardiff-i.

Image

Karen Thomas nga policia e Uellsit Jugor u shpreh: “Matthew Thatcher, Emily Thomson dhe Mandy Wright kanë marrë dënime të gjata dhe të merituara për ato që kanë bërë, të cilat janë krime të neveritshme që kanë pasur ndikim shkatërrues te viktimat e tyre.

Detajet dhe natyra e abuzimeve të kryera nga këta individë kanë qenë tronditëse edhe për profesionistët më me përvojë që ishin të përfshirë në hetim. Unë do të doja të shfrytëzoja këtë mundësi për të lavdëruar publikisht trimërinë e viktimave në këtë çështje. Ata kanë përjetuar gjëra që askush nuk duhet të durojë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat