Këta janë të dyshuarit për sulm terrorist në Spanjë

Evropë

Këta janë të dyshuarit për sulm terrorist në Spanjë

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 00:14
Dyshuarit

Policia spanjolle ka identifikuar marokenët e dyshuar për sulme në Barcelonë dhe Cambrils, në të cilat 14 persona humbën jetën dhe mbi 100 të tjerë janë lënduar.

Policia rajonale e Katalonisë ka identifikuar tre marokenët - Moussa Oukabir (17), Said Aalla (18) dhe Mohamed Hychami (24).

Po ashtu policia ka bërë të ditur se është në kërkim edhe të dyshuarit të katërt Younes Abouyaaquob (22).  

Gazeta spanjolle “La Vangardia” shkruan se të tre të dyshuarit jetojnë në Ripoli, qytet me 10.000 banorë, rreth 100 kilometra larg Barcelonës, derisa i dyshuari i katërt është nga qyteti katalonas Ribes de Freser.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat