Finlandë: Policia thotë se “nuk përjashtohet sulmi terrorist”

Evropë

Finlandë: Policia thotë se “nuk përjashtohet sulmi terrorist”

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 10:39
Pamje e veturave të ndihmës së parë mjeksëore dhe të policisë pas sulmit të mbrëmshëm në Turku të Finalndës

Policia në Finlandë thotë se dy vetë janë vrarë dhe 6 të tjerë janë plagosur, pasi mbrëmë janë therrë me thikë në qytetin perëndimor Turku.

Nuk është e qartë nëse ky sulm me thikë ishte i ndërlidhur me terror ose është shkaktuar nga motive të tjera.

“Tash për tash, ne nuk po zhvillojmë hetime për këtë si sulm terrorist, por nuk e përjashtojmë këtë”, tha një zëdhënës i policisë.

Policia tha se sulmuesi i dyshuaar është arrestuar pas të shtënave.

Policia e ka përshkruar atë si “person të ri me origjinë të jashtme” dhe tha se ai është dërguar në spital pas ishte qëlluar në trup.

Disa dëshmitarë deklaruan se sulmuesi i kishte thënë disa fjalë në gjuhën arabe, por policia nuk i ka konfirmuar këto raporte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat