Shkatërrohet celula xhihadiste që zhvilloi atentatet në Barcelonë

Evropë

Shkatërrohet celula xhihadiste që zhvilloi atentatet në Barcelonë

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 16:17
ilustrim

Qeliza me dhjetëra persona përgjegjës për sulmet në Barcelonë dhe Cambrils u shpërbë, theksoi sot ministri spanjoll i Punëve të Brendshme, ndërkohë që një person, Younes Abouyaaqoub është vazhdimisht i kërkuar nga policia.

“Ky grupim është shpërbër”, deklaroi Juan IgnacioZoido gjatë një konference për shtyp.

Deri tani katër persona janë në arrest shtëpie, pesë u vranë në Cambrils dhe tre të tjerë janë identifikuar, mes të cilëve edhe Younès Abouyaaqoub.

Dy të tjerët mendohet se mund të kenë mbetur të vdekur në shpërthimin që ndodhi në Alcanar ndërsa përpiqeshin të bënin një bombë artizanale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat