Sulmet terroriste në Barcelonë, gjendet fëmija i humbur shtatëvjeçar

Evropë

Sulmet terroriste në Barcelonë, gjendet fëmija i humbur shtatëvjeçar

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 17:11
ilustrim

Policia spanjolle ka bërë të ditur sot se një fëmijë shtatëvjeçar, i cili konsiderohej i humbur gjatë sulmeve terroriste në Barcelonë, gjendet në një spital të këtij qyteti.

Julian Kadman është pranuar në një spital të Barcelonës, pas sulmeve terroriste, shkruan gazeta “El Mundo”.

Siç thuhet, policia spanjolle për asnjë moment nuk e ka konsideruar këtë shtatëvjeçar si të zhdukur, pasi që ishte në njohuri se ku ndodhej dhe cila ishte gjendja e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat