Dramë në Francë, evakuohet stacioni hekurudhor

Evropë

Dramë në Francë, evakuohet stacioni hekurudhor

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 22:55
Franca

Stacioni hekurudhor në qytetin francez Nimes është evakuuar dhe policia po kërkon pas një ose disa personave të armatosur, transmetojnë mediat botërore.

Sipas disa pohimeve, është e mundur që në vendin e ngjarjes ndodhen dy ose tre persona të armatosur.

Disa media raportojnë se në stacion ka pasur të shtëna, por policia nuk ka konfirmuar ende një gjë të tillë.

Ndryshe, ditëve të fundit ka pasur disa sulme terroriste në disa shtete evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat