Polonia kërkon mbylljen e kufijve të BE-së për emigrantët

Evropë

Polonia kërkon mbylljen e kufijve të BE-së për emigrantët

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 08:11
ilustrim

Ministri i Brendshëm i Polonisë, Marius Blasçak, bëri thirrje për të mbyllur kufijtë e Evropës për emigrantët me qëllim ndërprerjen e sulmeve terroriste.

Zyrtari polak edhe më parë kishte shprehur qëndrimin e tij të ashpër kundër emigracionit. Kjo nuk është hera e parë që zyrtarë të lartë nga disa vende të Evropës Lindore, veçanërisht Polonia dhe Hungaria po kërkojnë të lidhin krizën midis refugjatëve të paligjshëm dhe emigrantëve të paligjshëm dhe përhapjes së terrorizmit në Evropë. Autoritetet e këtyre dy vendeve, në veçanti Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, kanë refuzuar të pranojnë azilkërkuesit. Nisur nga niveli i çështjeve socio-ekonomike ata pohojnë se hyrja e azilkërkuesve në vendet evropiane kërcënon ekzistencën e këtyre vendeve në radhë të parë. Kjo çon në masa pasive dhe reaktive nga disa qeveri evropiane për t’u marrë me azilkërkuesit me pretekstin e kërcënimit të tyre dhe me pretekstin e rritjes së rrezikut të terrorizmit.

Pavarësisht protestave nga grupet e të drejtave të njeriut, qeveritë evropiane kanë zbatuar politika të rrepta kundër azilkërkuesve. Një nga justifikimet e tyre për një veprim të tillë është mundësia e infiltrimit të terroristëve midis azilkërkuesve. Natyrisht, propaganda e grupeve terroriste ka qenë gjithashtu e dobishme në intensifikimin e masave kufizuese. Ndërsa grupi terrorist ISIS ka njoftuar se ka aktivizuar disa nga elementët e tij  për operacione terroriste, duke i dërguar ata në Evropë si azilkërkues. Nga ana tjetër, edhe Ministri bullgar i Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov shprehet i vendosur për luftimin e migracionit ilegal. Ai theksoi se në të ardhmen do të angazhohet më shumë ushtria bullgare për mbrojtjen e kufijve me Turqinë.

Ministri bullgar i Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov shprehet se kufiri bulgaro-turk do të duhet të ndahet në pesë zona për të ndalur hyrjen e emigrantëve. “Në secilën nga këto zona ne do dërgojmë një trupë të armatosur në madhësinë e një kompanie që të mbikqyrë brezin përkatës kufitar. Atje do të jenë prezente edhe trupa speciale luftarake.” Në tërësi Bullgaria parashikon të angazhojë 600 ushtarë për ruajtjen e kufirit. “Kemi parë në praktikë, se ushtria është më efektive në sigurimin e kufijve se policia”, thotë ministri bullgar. Ai bëri të ditur, se për mbikqyrjen e kufirit do të përdoren edhe drone dhe kamera.

Në të njëjtën kohë Karakachanov kritikoi BE që nuk ia ka dalë deri më tani të mbyllë rrugët e Mesdheut për migrantët. “Ne duhet që në Itali dhe Greqi të vendosim trupa të NATO-s që të mbrojnë në raste nevoje kufijtë e jashtëm të BE-së edhe me forcën e armëve.” Vlerësimi i ministrit bullgar të Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov, është se shumica e atyre që vijnë në Europë përmes Mesdheut janë migrantë ekonomikë. “Ata nuk përndiqen, nuk kanë nevojë për mbrojtje të jetës së tyre, ata duan thjesht të vijnë në një vend të pasur perëndimor.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat