Gjyqtarët në Poloni nën presion

Evropë

Gjyqtarët në Poloni nën presion

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 12:27
ilustrim

Në Poloni janë shtuar protestat kundër ndërhyrjeve të shtetit në drejtësi. Edhe gjyqtari Vlademar Zurek del në protesta dhe lufton hapur kundër sulmeve të qeverisë polake ndaj drejtësisë. E për këtë arsye, thotë ai, autoritetet e kanë vënë atë në shënjestër. "Ndodhemi në luftë për shtetin ligjor. Ata duan ta ndryshojnë me ligje të thjeshta sistemin e shtetit tonë."

Me një ligj të thjeshtë ministri polak i Drejtësisë tani mund ta ndryshoje ose ta shkarkojë pa asnjë arsye kryetarin e gjykatës. Protestat e dhjetra mijërave vetëve deri tani kanë qenë pa sukses. Por ata duan të vazhdojnë të lufotjnë për pavarësinë e gjyqtarëve të tyre. Valdemar Zurek, gjyqtar i vënë në shënjestër prej autoriteteve në një nga protestat në Varshavë e bën të qartë qëllimin e tij: "Në betimin tim si gjyqtar unë jam betuar para presidentit të Polonisë, që do të mbroj kushtetutën. Kushtetuta është ligji suprem. Ndaj unë deri në fund do të mbroj kushtetutën." 

Por për shkak të angazhimit të tij, thotë Zurek, ai është vënë tani në shënjestër të hetuesve polakë. Atij i mbërrijnë letra të shumta me kërcënime nga autorë të ndryshëm anonimë. E në vend që të kërkohen dërguesit e letrave, është ai tani që po merret në pyetje nga prokuroria, sikurse shpjegon Zurek: "Unë nuk i besoj prokurorisë. Unë druaj, që së shpejti ato do të kontrollojnë kompjuterin tim me të gjitha informacionet dhe kontaktet. Qysh tani ata janë duke mbikqyrur telefonatat e mia dhe këtë pa më vënë mua në dijeni dhe pa aprovimin tim."

Edhe zyra e antikorrupsionit po heton kundër tij dhe i ka verifikuar dekalrimin e të ardhurave nga vitet e fundit. Gjyqtari këto i konsideron si shantazh.

Zyra e antikorrupsionit, pyetjes lidhur me këto hetime nuk pranon t'i përgjigjet në intervistë. Në vend të kësaj ata japin një deklaratë shabllon përmes internetit: "Verifikimi i deklaratës së të ardhurave të gjyqtarit Valdemar ëurek është një ndër qindra, që kryen zyra e antikorrupsionit ëdo vit. Verfikimi është sipas ligjit dhe rutinë e punës sonë."

Por ngaana tjetër zyra e antikorrupsionit tërheq vëmendjen ndaj portaleve të internetit të afërta me qeverinë, që shkruajnë për gjoja pasuri "të konsidereushme" të gjyqtarit.

Sipas politologes Materska- Sosnosvska kjo është taktikë. "Kjo fushatë mediatike zgjat normalisht disa muaj. Këtë autoritetet e përdorin si shkas për t'iu kundërvënë gjoja këtyre shkeljeve. Kështu ka ndodhur më parë edhe me përfaqësues të organizatave jo qeveritare. Fillimisht bëhet fushatë nxitëse kundër tyre dhe pastaj ato goditen."

Hetuesit duket se vazhdojnë më tej. Sepse në qytetin jugor polak Krakov, vendlindja e gjyqtarit ëurek dhe vendi ku ai punon papritur është gjetur  diçka tjetër kundër tij. Edhe këtu, na tregon ai, prokuroria ka marrë një letër anonime. "Në letër shkruhej, se unë punoj shpesh në Varshavë dhe pak në Krakov. Prokurori ka vënë vulën "urgjent" dhe tani është duke u kontrolluar puna e sektorit tim gjatë dy viteve të fundit."

Megjithatë gjyqtari Zurek nuk do të heqë dorë. Ajo që e inkurajon atë e ardhmja e fëmijëve. Ai thotë, se synimi i tij është është që vajza e tij të rritet në një Poloni të lirë dhe demokratike./dw

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat